Presidenti i Shqipërsië, Ilir Meta nuk ju ka dhënë pasaporta shqiptare të katër zv.ministrave kosovarë në Qeverinë, që udhëhiqet nga Edi Rama.
Burime të Gazetës Metro, bëjnë të ditur se për shkak të raporteve jo të mira që ka Presidenti i Shqipërisë, me kryeministrin Rama kanë bërë që kjo të ndodhë të paktën deri më tani.
Rama ka emëruar para dy javësh zëvendësministra në qeverinë që drejton, katër kosovarë. Bëhet fjalë për Besa Shahinin, Valbona Shujakun, Ilirjana Bajraktarin dhe Hajrullah Çekun.
Ndërkohë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi vazhdimisht po këmbngulë për dhënien e nënshtetësisë kosovarëve si një detyrim kushtetues i saj. Mirëpo, ka një refuzim të presidentit të Shqipërisë, zotit Ilir Meta, me arsyetimin se kjo nuk është zgjidhja që kërkohet në këto momente dhe për këtë ai thirret në disa detyrime ndërkombëtare të Kosovës, të cilat duhet të zgjidhen.
Ndryshe, edhe kryeministri Rama , pavarësisht se flet ndonjëherë edhe në emër të kosovarëve, ai nuk po e thotë asnjë fjalë se a duhet pajisur kosovarët me pasaporta të Republikës së Shqipërisë.
Kosovarët vazhdojnë të mbesin të izoluar pa mundësi lëvizje në vendet e BE’së për shkak të mungesë së liberalizimit të vizave. Ky proces është bllokuar pasi Kosova s’po mund ta ratifikojë në Parlament ratifikimin e marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi.