Site icon Telegrafi

Meta: Nuk do të ketë amnisti për të dënuarit e dhunës në familje

Nuk do të ketë falje dënimi për të dënuarit për dhunë në familje është shprehur kreu i shtetit Ilir meta në një koncert bamirësie të organizuar nga shoqata “Të ndryshëm, por të barabartë”.

“Gjatë mandatit tim si President i Republikës nuk do të trajtoj me falje të dënimit, asnjë person i cili është dënuar për dhunë në familje dhe njëkohësisht do kundërshtoj çdo amnisti të veprave penale të dhunës në familje apo të lidhura me to”, theksoi ai.

Presidenti Ilir Meta kërkoi nga instancat shtetërore që të gjithë bashkë të parandalojnë rënien viktimë të dhunës së trafikimit.

“Rastet e fundit tragjike, të Ariela Muratit dhe Fildez Hafizit, na bëjnë më të vetëdijshëm se që nga qeverisja qendrore, pushteti lokal, qendrat komunitare e sociale, organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe çdo punonjës policie, prokuror e gjyqtar, të gjithë duhet të bashkëveprojmë për të parandaluar rënien viktimë të dhunës e trafikimit, të çdo vajze e gruaje shqiptare, të çdo të mituri apo personi në nevojë”. /Telegrafi/

Exit mobile version