Site icon Telegrafi

Meta: Nuk presim nga Vuçiq të dënojë gjenocidin në Reçak, por të mos provokojë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, duke folur për zhvillimet në Mal të Zi dhe për deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, lidhur me masakrën e Reçakut.

Meta, në një intervistë për ORA News, tha se e shqetëson kur sheh mijëra qytetarë serbë që dalin para Ambasadës së Malit të Zi në Beograd e “duke kërcyer thonë ‘është i sharë, kush nuk kërcen është shqiptar’”.

“Pas ca ditësh dëgjojmë se ajo që ndodhi me Ligjin për fetë në Mal të Zi mund të ndodhë dhe në Kosovë. Jam për marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet, përfshirë Serbinë mbi bazën e partneritetit dhe respektit”, tha Meta.

“Nuk kemi pse ta vëmë në pozitë të vështirë Vuçiqin që t’i kërkojmë të dënojë masakrat dhe gjenocidin e Reçakut, por të mos provojë dhe të thotë Reçaku ishte shpikje e Ambasadorit amerikan”, tha ai.

“Vjet në kohën që flitej për zgjidhje përfundimtare qoftë edhe me korrigjim të kufirit, presidenti i Serbisë deklaroi në Mitrovicë se Millosheviqi ishte udhëheqës i madh, kishte qëllime të mira pavarësisht se nuk i realizoi dot”, tha presidenti shqiptar.

Exit mobile version