Site icon Telegrafi

Meta: Nuk ka krizë ndëretnike në Maqedoni por krizë ndërpartiake

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka gjetur kohë për të komentuar krizën në Maqedoni, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Në Maqedoni ka përplasjesh interesash në mes shumë shteteve dhe kjo ndikon në stabilitetin e vendit. Maqedonia është vend që ka problem me shtetet fqinje por që keqpërdoret edhe përbërja shumë etnike e vendit, gjë që ndikon në ashpërsimin e gjendjes. Problem për momentin nuk ka mes shqiptarëve dhe maqedonasve por në mes OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së, pra nuk ka konflikt ndëretnik por konflikt ndërpartiak.” tha mes tjerash Meta. /Telegrafi/

Exit mobile version