Pas lajmit të hidhur të dhënë nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, se ka ndërruar jetë edhe ushtaraku i dytë i kontigjentit shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni, major Klodian Tanushi, kanë reaguar Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
“I tronditur nga lajmi i hidhur i ndarjes nga jeta të komandantit të kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni, major Klodian Tanushit.
Në këto momente shumë të vështira për familjen Tanushi, me zemër jam pranë bashkëshortes dhe tri fëmijëve të tij, duke u shprehur ngushëllimet më të sinqerta”, shkruan presidenti Meta, i cili e mbyll mesazhin e tij duke iu drejtuar ushtarakut heroi ynë. “U prehsh në paqen e përjetshme heroi ynë!”.