Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta përshëndeti zgjedhjen e Kadri Veseli në detyrën e Kryetarit të PDK-së.
Në një njoftim për mediat nga zyra e shtypit të kryeparlamentarit, thuhet se Meta “shpreh bindjen se nën drejtimin e Veselit, PDK do të forcojë rolin e saj si një faktor i rëndësishëm i zhvillimit dhe stabilitetit të Kosovës”.
“Meta shpreh bindjen se nën drejtimin e z. Kadri Veseli PDK do të thellojë kontributin e saj për përballimin me sukses të sfidave me të cilat Kosova përballet, për forcimin e institucioneve, rritjes së mirëqenies së qytetarëve të Kosovës dhe avancimin e axhendës së integrimit të saj evropian”, thuhet në njoftim.
Në përfundim, kreu i Kuvendit Meta shpreh gjithashtu mbështetjen e tij për forcimin e dialogut politik mes palëve në Kosovë dhe shpreh bindjen se nën drejtimin e Kadri Veseli, PDK do të luajë një rol aktiv në këtë drejtim për përmbushjen me sukses të aspiratave të popullit të Kosovës dhe gjithë qytetarëve të saj.