Site icon Telegrafi

Meta në Washington: Ndryshimi i kufijve mes Kosovës e Serbisë do të hapte “Kutinë e Pandorës”

I ftuar në Qendrën e Analizave Politike Europiane (CEPA) në Universitetin “John Hopkins” në Washington, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta foli për temën e nxehtë të “korrigjimit të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë, duke kundërshtuar një marrëveshje të tillë.

Sipas Metës, një propozim i tillë shpenzon më së koti kohën për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Propozimi më i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kohë e çuar dëm. Do përbënte çelësin e hapjes së Kutisë së Pandorës, në kuptimin më të keq të saj”.

“E paimagjinueshme që dialogu Kosovë-Serbi të prodhojë një marrëveshje, e cila do ndryshonte kufijtë sipas vijave etnike. Rezultati i referendumit në Maqedoni duhet të shërbejë si një sinjal zgjimi”, u shpreh Meta.

Exit mobile version