Site icon Telegrafi

Meta në Turqi, takon Erdogan: Të rrisim bashkëpunimin ekonomik

Presidenti Ilir Meta ndodhet në Turqi, ku është pritur në një takim nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkelqyera mes dy vendeve e popujve, Meta dhe Erdogan shprehën vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

“Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe”, – shprehet Presidenti Meta.

Gjatë këtij takimi, dy homologët e vunë gjithashtu theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.

Statusi i Presidentit Meta në Facebook:

“Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.

Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe.

Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Meta.

Exit mobile version