Site icon Telegrafi

Meta, në selinë e AAK-së: Do t’i shkruaj homologes serbe për arrestimin e Haradinajt

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë vizitës që i ka bërë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – pas arrestimit të kryetarit të kësaj partie, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze me një urdhërarrest të lëshuar nga Serbia për krime të luftës – tha se shpreson që kjo çështje do të marrë fund shumë shpejt pasi Haradinaj është qytetar i Kosovës dhe jo qytetar i Serbisë.

“Dua të shpreh keqardhjen tonë më të thellë për këtë ndalim shokues të ish-kryeministrit të Kosovës”, ka thënë ai, duke shtuar se do t’i dërgojë mesazh homologes së tij serbe lidhur me arrestimin e Haradinajt.

Ndërkaq, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini tha se është vërejtur qartë pozicioni i shtetit shqiptar lidhur me këtë rast. Sipas tij, kjo është një mbështetje e jashtëzakonshme për të gjithë Kosovën.

Exit mobile version