Telegrafi

Meta në Prishtinë, vizitë në Kishën ‘Shën Nënë Tereza’, falënderon Papën

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë një vizitë në Prishtinë në Kishën Konkatedrale “Shën Nënë Tereza”, për të ndarë, sipas tij, urimet më të përzemërta për vendimin madhor të Papa Françeskut për të ngritur në nivel Ipeshkvie, Administraturën Apostolike të Kosovës.

Këtë ngjarje ai e ka bërë publike në faqen e tij ne facebook ku edhe ka postuar foto të takimeve.

Ja postimi i plotë i Metës:

I lumtur të vizitoja sot Kishën Konkatedrale “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, për të ndarë urimet më të përzemërta për vendimin madhor të Papa Françeskut për të ngritur në nivel Ipeshkvie, Administraturën Apostolike të Kosovës.

Përgëzimet më të ngrohta Ipeshkvit të Ipeshkvisë të Kosovës (Prizren-Prishtinë), Imzot Dodë Gjergji dhe mbarë popullit të Kosovës.
Falënderime Papa Françeskut dhe Selisë së Shenjtë për përkujdesjen dhe vëmendjen e vazhdueshme e të veçantë ndaj kombit shqiptar. /Telegrafi/