Telegrafi

Meta: Në kushtet e aparteidit serb lindi shtëpia botuese ‘Buzuku’, hyri në jetën shpirtërore të shqiptarëve për të bërë histori

Tre dekada më parë, në kushtet tejet të rënda të aparteidit serb, lindi shtëpia botuese “Buzuku”, e para e pavarur në krejt hapësirën ku flitet shqip. Kështu tha presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë takimit me përfaqësuesit e kësaj shtëpie botuese.

Meta në Facebook ka shkruar se, “Buzuku” po hynte në jetën shpirtërore të shqiptarëve për të bërë histori me botimin e shumë veprave artistike e historike të elitës intelektuale.

“Tre dekada më parë, në kushtet tejet të rënda të aparteidit serb, lindi në Prishtinë, Shtëpia Botuese ‘Buzuku’, e para e pavarur në krejt hapësirën ku flitet shqip. Kjo nismë sa e dobishme, aq edhe e guximshme për kohën, lidhet me emrin e Abdullah Zenelit, i cili vinte nga shkolla e të mirënjohurës ‘Rilindja’. ‘Buzuku’ po hynte në jetën shpirtërore të shqiptarëve për të bërë histori me botimin e shumë veprave artistike e historike të elitës intelektuale, duke paraqitur identitetin, kulturën, shpirtin krijues të kombit dhe vlerave të qytetërimit shqiptar”, ka shkruan Meta. /Telegrafi/