Tre dekada më parë, në kushtet tejet të rënda të aparteidit serb, lindi shtëpia botuese “Buzuku”, e para e pavarur në krejt hapësirën ku flitet shqip. Kështu tha presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë takimit me përfaqësuesit e kësaj shtëpie botuese.
Meta në Facebook ka shkruar se, “Buzuku” po hynte në jetën shpirtërore të shqiptarëve për të bërë histori me botimin e shumë veprave artistike e historike të elitës intelektuale.
“Tre dekada më parë, në kushtet tejet të rënda të aparteidit serb, lindi në Prishtinë, Shtëpia Botuese ‘Buzuku’, e para e pavarur në krejt hapësirën ku flitet shqip. Kjo nismë sa e dobishme, aq edhe e guximshme për kohën, lidhet me emrin e Abdullah Zenelit, i cili vinte nga shkolla e të mirënjohurës ‘Rilindja’. ‘Buzuku’ po hynte në jetën shpirtërore të shqiptarëve për të bërë histori me botimin e shumë veprave artistike e historike të elitës intelektuale, duke paraqitur identitetin, kulturën, shpirtin krijues të kombit dhe vlerave të qytetërimit shqiptar”, ka shkruan Meta. /Telegrafi/