Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka theksuar edhe njëherë mbështetjen dhe lutjen e të gjithë shqiptarëve për shpirtin e viktimave.
“Për t’u ndodhur pranë popullit belg dhe kjo është një ditë që na motivon të ruajmë bashkëjetesën dhe harmoninë fetare në Shqipëri” u shpreh Meta në një deklaratë për mediat, duke ju uruar të gjithë besimtarëve bektashinj festën e Sulltan Nevruzit.
Ndërkohë, sekretari ndërkombëtar i LSI, Ralf Gjoni, shprehet se tashmë Evropa është në luftë.
“Shqipëria nuk është e imunizuar nga sulmet terroriste. Është goditur Evropa. Terroristët kanë një mundësi të artë të qarkullojnë. Sulmet e fundit janë një kambanë për të gjithën vendet anëtare për menaxhimin e përbashkët të vendeve Evropiane”, tha Gjoni.
Sipas tij, duhet një menaxhim dhe harmonizim i strukturave të sigurisë dhe inteligjencës për menaxhimin e refugjatëve. Kjo krizë është një kambanë që duhet të na shërbejë për të ardhmen. /Telegrafi/