Telegrafi

Meta nderon dy albanologë kinezë

Presidenti Meta vlerësoi me titullin “Naim Frashëri”, gazetarin Wang Hongqi në shenjë vlerësimi për veprimtarinë në fushën e marrëdhënieve Shqipëri- Kinë.

Gjithashtu, Meta dekoroi me të njëjtin titull profesorin Zheng Enbo, në shenjë vlerësimi për veprimtarinë si albanolog kinez, i përkushtuar ndaj trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar.

“Ishte kënaqësi të nderoja dje dy albanologë të shquar, të cilët kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për promovimin e Shqipërisë dhe letërsisë shqiptare në Kinë”, ka shkruar Meta në një postim në rrjetin social “Facebook”. “Mirënjohje që gjithë jetën e tyre ia përkushtuan promovimit të vlerave më të mira të Shqipërisë dhe krijuesve tanë!”