Telegrafi

Meta: Ndërhyrjet në legjislacion duhet të jenë të menduara mirë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ndodhet këto ditë në Uashington, ku të enjten mori pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, një aktivitet i përvitshëm ku me pjesëmarrjen e udhëheqësve politikë e fetarë nga gjithë bota, deputetë, e figura të tjera të shquara, dhe ku zakonisht flet edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Presidenti Meta foli për një sërë sfidash, me të cilat ndeshet Shqipëria në pritje të marrjes së vendimit për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Një nga çështjet kryesore dhe për të cilën Shqipëria duhet të tregojë rezultate konkrete, është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ditët e fundit qeveria ka shpallur një nismë të re, përmes një Akti Normativ, “Operacionin Forca e Ligjit”, një nsimë që është pritur me debate të shumta në vend dhe për të cilën Uashingtoni dhe Brukseli, ndonëse përshëndesin vullnetin për të luftuar krimin e organizuar, janë shprehur se do ta ndjekin nga afër zbatimin e tij.

I pyetur mbi këtë nismë, Presidenti Meta tha se Shqipëria i kishte të gjitha ligjet e duhura, duke shtuar se kur bëhen ndërhyrje në legjislacion ato duhet të jenë të mirë menduara, që të mos krijojnë mbivendojse të karakterit ligjor. /VoA/