Site icon Telegrafi

Meta mund të nis një valë tjetër të shkarkimeve nga puna, pasi ‘mijëra’ punëtorë morën vlerësime për performancë të dobët në punë

Vetëm disa muaj pasi Meta pushoi nga puna 11,000 punonjës, ka shenja se kompania mund të përgatitet për një valë tjetër të pushimeve nga puna.

Kjo pasi kompania iu dha “mijëra” punëtorëve vlerësime të ulëta të performancës, sipas një raporti të fundit nga The Wall Street Journal.

Artikulli citoi njerëz të njohur me këtë çështje, të cilët thanë se kompania parashikon që vlerësimet e dobëta do të nxisin disa njerëz të kërkojnë punë diku tjetër dhe të largohen nga kompania në javët në vijim, transmeton Telegrafi.

Rreth 10 për qind e stafit të Meta-s morën komente që tregonin se kishin performancë të dobët, që është një numër më i lartë se në vitet e mëparshme, raportoi The Journal.

Punëtorët që marrin dy vlerësime që tregojnë se janë duke përformuar dobët vendosen në një plan përmirësimi, sipas artikullit. /Telegrafi/

Exit mobile version