Telegrafi

Meta: Mirënjohje dhe solidaritet për kontributin e vendeve pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Twitter, shpreh mirënjohje për solidaritetin dhe kontributin e vende pjesëmarrëse në Konferencën e Donatorëve që po mbahet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë.

“Përshëndes Konferencën e Donatorëve që po zhvillohet në Bruksel, në mbështetje të Shqipërisë, për kapërcimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar, e njëkohësisht shpreh mirënjohjen e thellë për solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesëmarrëse dhe kontribuuese”, shkruan Meta.

Konferenca e Donatorëve në Bruksel për rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit ka mbledhur plot 1.15 miliardë euro.