Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur të publikojë një foto me qenin këtë fillim jave dhe për të kërkuar nga qytetarët që t’i rikthehen jetës së përditshme dhe qetësisë.
Ky mesazh i Metës vjen pas panikut që shkaktuan ditët e fundit lëkundjet e tokës.
Shkrimi i plotë i Metës në Facebook
Mirë mëngjes të dashur miq,
Me rëndësi është t’i kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë në familjet tona!
Ju uroj një javë të mbarë! /Telegrafi/