Site icon Telegrafi

Meta mbledh partitë parlamentare

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka ftuar sot pasdite partitë parlamentare në një përpjekje për zgjidhjen e krizës.

Burime nga Kuvendi thanë se ftesa është e hapur që partia ta zgjedhë vetë nivelin e përfaqësimit, por në të tilla raste, preferohet pjesëmarrja në nivel kryetarësh.

Kryeparlamentari Meta po e ndërmerr këtë nismë pasi Presidenti i Republikës nuk ia doli të ulë së bashku në një tryezë Edi Ramën dhe Lulzim Bashën.

Nisma sapo është publikuar dhe tani është shumë herët të konfirmohet pjesëmarrja e opozitës në tryezën e dialogut të bërë fakt të kryer nga kryeparlamentari.

Exit mobile version