Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka thënë e pas fitores së Donald Trump marrëdhëniet mes dy vendeve nuk do të ndryshojnë pasi janë marrëdhënie strategjike.
“Marrëdhëniet do jenë edhe më të mira. Marrëdhëniet mes dy shteteve janë të mirë ka 26 vjet, kur presidenti Busha hapi këtë marrëdhënie dhe të gjithë presidentët më pas kanë konsoliduar këtë marrëdhënie. Kjo marrëdhënie është e konsoliduar, është strategjike. Besoj se do të ketë një menaxhim të mirë të politikës së jashtme pasi parimet mbi të cilat ajo ndërtohet janë solide. Mund të ketë ndryshime më pozitive duke pasur në konsideratë kritikat e tij”, theksoi kreu i LSI-së.
Ky ishte sipas tij, një proces më shumë se demokratik, me rezultate të paparashikueshme.
“Ka qenë një proces i jashtëzakonshme, me dinamika të paparashikueshme, solli një rezultat të paparashikueshëm për mediat, por ka qenë një finale mjaft demokratike. Ka qenë një fushatë e fortë, e mbarë. Amerika ka dalë më e bashkuar dhe Trump ka mundësi të bëjë realitet sloganin e Clinton. Se bashku më të fortë. Procesi ishte më demokratik se duhet. Gara ka qenë e foretë. Ndonjëherë edhe etika nuk u ruajt në ato parametra të demokracive perëndimore, por fundi i procesit ishte i mrekullueshme sa i takon kulturës politike dhe demokratike“, theksoi Ilir Meta. /Telegrafi/