Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, lexoi në konferencën për shtyp një mesazh të kryeministrit Edi Rama drejtuar atij.
Sipas kreut të shtetit shqiptar, Rama i ka shkruar këto fjalë në 18 shkurt, se “Lulit i kam shkruar në fund të vitit 2017 se pas zgjedhjeve lokale nuk do të jetë më kryetar partie, ndërsa ty po të shkruaj sot që pasi të mbarosh mandatin si President, nuk do të gjesh më gjurmë LSI-je”.
Meta theksoi se kur nuk i erdhi keq që la Partinë Socialiste, të cilës, sipas tij, i ka dhënë vitet më të mira, nuk i vjen keq për LSI-në.
“Unë bëj 3-4 LSI të tjera edhe më të mëdha se ajo. Qëllimi im është të mos lejoj Edin që të mos lërë gjurmë demokracie këtu”, theksoi Meta. /A2News/