Site icon Telegrafi

Ilir Meta lë Tiranën dhe gjen freski në Prevallë: Del “papritur” nga përroi dhe përshëndet ndjekësit

Në këtë ditë të nxehtë ku temperaturat prekin 40 gradë Celsius, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka gjetur zgjidhjen për t’u freskuar.

Ai ndodhet në Prevallë të Kosovës, ku në rrjetet sociale ka postuar disa video nga natyra, sikundër ka bërë kohët e fundit.

Ajo që ka tërhequr më tepër vëmendjen e ndjekësve të tij, është kjo video me poshtë, ku Meta shihet i zhytur në ujin e freskët të një përroi, dhe del papritur duke përshëndetur me dorë.

Më herët Metën e kemi parë të hidhet nëpër dete e lumenj, e tashmë ka nisur të frekuentojë edhe natyrën e Kosovës.

Exit mobile version