Kompania mëmë e Facebook, Meta, lansoi të martën një model me Inteligjencë Artificiale, që do të mund të përkthejë dhe transkriptojë fjalime në dhjetëra gjuhë, duke mundësuar komunikim në kohë real midis njerëzve që flasin gjuhë të ndryshme.
Siç raportohet, kompania deklaroi se modeli i saj SeamlessM4T mund të mbështesë përkthime midis tekstit dhe të folurit në gati 100 gjuhë, si dhe përkthim të bashkëbiseduesve për 35 gjuhë, duke kombinuar teknologjinë që më parë ishte e disponueshme vetëm në modele të veçanta, transmeton Telegrafi.
CEO i kompanisë Mark Zuckerberg ka thënë se ai parashikon mjete të tilla që lehtësojnë ndërveprimet midis përdoruesve nga e gjithë bota në metaverse.
Meta po e vë modelin në dispozicion të publikut për përdorim jo komercial, thuhet në postimin në blog. /Telegrafi/