Telegrafi

Meta: Kuvendi, shembull i standardeve dhe transparencës

Meta i shprehu ambasadorit Raunig urimet më të përzemërta për detyrën e re në krye të OSBE-së, duke shprehur njëkohësisht vullnetin e kuvendit për intensifikimin e bashkëpunimit të ngushtë me Prezencën e OSBE-së në Tiranë.

Meta tha se kuvendi do të jetë shembulli i një institucioni të standardeve të larta evropiane dhe i transparencës, dhe në këtë drejtim, asistenca e OSBE-së do të jetë një kontribut i vyer për të siguruar suksesin e punës parlamentare.

Ambasadori Raunig e uroi Metën për marrjen e detyrës së Kryetarit të Kuvendit dhe u shpreh se një nga shtyllat kryesore të punës së OSBE-së, do të jetë bashkëpunimi me kuvendin. Në këtë kuadër OSBE-ja do të jetë e gatshme të ndihmojë, përmes projekteve konkrete, kuvendim dhe administratës së institucion. /Telegrafi/