Telegrafi

Meta: Kushdo që sulmon demokracinë do të më ketë kundërshtar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shpërndarë sot një mesazh të presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier për rolin e kreut të shtetit në mbrojte të demokracisë.

Sipas citimit të Metës në Facebook, kushdo që lufton për demokraci ka mbështetjen e tij, ndërsa kushdo që e sulmon atë është kundërshtar.

Postimi i tij vjen në kohën kur pritet të jepet vendimi rreth shkarkimit ose jo të tij nga Gjykata Kushtetuese.

Meta është shkarkuar nga Kuvendi me argumentin se ka tejkaluar detyrë e tij duke ndërhyrë në zgjedhjet e fundit të përgjithshme vitin e kaluar. /Telegrafi/