Site icon Telegrafi

Meta kujton Skënderbeun: Shqiptari që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kujtuar sot Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, Heroin tonë Kombëtar në 533-vjetorin e vdekjes.

Meta shprehet se, padyshim ai mbetet shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe.

“Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë, simboli më përbashkues, që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe, kur qenia jonë ishte më e rrezikuar se kurrë, ‘shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë’, përcaktuesi kryesor dhe pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë evropiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Evropës së Bashkuar.
Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë”, shkruan Meta.

Exit mobile version