Site icon Telegrafi

Meta kthen për rishqyrtim ligjin për buxhetin 2019

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vendosur të kthejë për rishqyrtim projektligjin për buxhetin e vitit 2019, i miratuar vetëm pak ditë më parë nga shumica qeverisëse në Kuvend.

“Presidenti i Republikës Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidenti i Republikës shton se ka besimin e plotë, që Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik. /Telegrafi/

Exit mobile version