Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend Ligjin për “Buxhetin 2022”.
Sipas argumenteve të kreut të Shtetit, në tërësinë e tij ky Buxhet antisocial, ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale, si dhe paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik, përdorimit dhe efektit ekonomik të tij.
Për Presidentin Meta, në “Buxhetin 2022” mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë, si dhe mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor. /Tch/