Site icon Telegrafi

Meta: Kriza e refugjatëve kërkon zgjidhje evropiane

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në Konferencën e Kryeparlamentareve të Iniciativës Adriatiko-Joniane në Split, ku ka thënë se kriza e refugjateve është problem evropian dhe Evropa nuk duhet të ngrejë mure.

Në njoftimin për mediat nga zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë, thuhet se në konferencë morën pjesë kryeparlamentarët e Shqipërisë, Kroacisë, Italisë, Greqisë, Sllovenisë, Malit të Zi dhe Bosnjes.

Kryetari i Kuvendit Meta, ndërsa ka folur për krizën e refugjateve që ka përfshirë Evropën, është shprehur se “Kriza e refugjateve është problem evropian, kërkon zgjidhje evropiane. Evropa nuk duhet të ngrejë mure dhe Shqipëria do bëjë pjesën e saj brenda mundësive në bashkëpunim me partnerët evropiane”.

Po ashtu, Meta ka theksuar se “BE nuk duhet ta humbasë vëmendjen ndaj rajonit tonë. Avancimi i integrimit është garanci për sigurinë evropiane. Kriza kërkon koordinim evropian të strukturave të sigurisë dhe inteligjencës. Të mbrojmë hapësirën tonë, por duke mos prekur vlerat evropiane të solidaritetit”.

Exit mobile version