Në botën tonë në internet gjithnjë e më të globalizuar, të kesh mjete efektive përkthimi “në majë të gishtave” është jetike për të komunikuar përtej kufijve, kulturave dhe gjuhëve.
Për ata që janë të interesuar për gjuhët si anglishtja dhe spanjishtja, këto mjete tani janë mjaft të avancuara, por sa më pak e folur të jetë një gjuhë, aq më pak ka gjasa që njerëzit të jenë në gjendje t’i përdorin këto mjete.
Por një “përmirësim” të tillë është duke pretenduar Meta – që pritet të ketë një model të AI që mund të përkthejë gjithnjë e më shumë gjuhë, madje edhe ato që fliten më pak, transmeton Telegrafi.
Duke e quajtur atë një “superfuqi të AI”, CEO i Meta, Mark Zuckerberg tha në një postim në Facebook se jo vetëm që do të përdoret në produktet dhe shërbimet e ndryshme të Meta-s, por do të jetë gjithashtu i disponueshëm edhe në shërbime të tjera.
“Ne sapo krijuam një model ‘me burim të hapur’ AI që ndërtuam që mund të përkthejë në 200 gjuhë të ndryshme – shumë prej të cilave nuk mbështeten nga sistemet aktuale të përkthimit”, ka thënë ndër tjerash ai. /Telegrafi/