Telegrafi

Meta: Krenarë dhe mirënjohës për Mrikën dhe Arianitin

Me rastin e suksesit të alpinistes 17-vjeçare pejane, Mrika Nikqi, e cila së bashku me babanë e saj Arianitin arritën të ngjitën në majën e Carstensz Pyramide në Indonezi, duke u bërë kështu femra e parë me e re në botë që pa mbushur 18 vjet të kalojë misionin e shtatë majave, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur dyshen.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, presidenti Meta ka shkruar se është krenarë dhe mirënjohës për Mrikën dhe Arianitin që ngritën flamurin kombëtar në 7 majat më të larta të shtatë kontinenteve.

Lexo po ashtu Mrika Nikqi si 17-vjeçare, bëhet alpinistja e parë që kompleton ngjitjen në shtatë majat më të larta në botë

Më poshtë gjeni postimin e Ilir Metës

“Krenarë dhe mirënjohës për Mrikën dhe Arianitin, të cilët ngritën flamurin kombëtar në 7 majat më të larta të shtatë kontinenteve!”