Site icon Telegrafi

Meta krenar me tolerancën mes komuniteteve

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar besimtarët muslimanë me rastin e Festës së Kurban Bajramit.

Në mesazhin e tij Meta ka shprehur urimet më të mira për vlerat e kësaj dite, që na nxisin për më shumë tolerancë, mirësi dhe për të pasur solidaritet më të madh sidomos me ata qytetarë që kanë nevojë për solidaritet.

“Me rastin e festës së Kurban Bajramit dua të shpreh urimet më të mira për mesazhet dhe vlerat e kësaj dite, që na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë, për më shumë mirëkuptim, për të bërë mirësi dhe për të zhvilluar një solidaritet më të madh me njëri tjetrin dhe sidomos me ata qytetarë që kanë nevojë për te”, tha ai.

Gjithashtu, Ilir Meta ka shprehur sërish vlerësimin e tij për këtë bashkëjetesë dhe harmoni të mrekullueshme fetare, shkruan Telegrafi.

“Më lejoni të shpreh krenarinë për këtë bashkëjetesë dhe për këtë harmoni të mrekullueshme që ne kemi falë këtyre marrëdhënieve mjaft tolerante, bashkëpunuese midis komuniteteve tona, por edhe besimeve të ndryshme”, u shpreh Kryetari i Kuvendit në mesazhin e tij me rastin e festës së Kurban Bajramit. /Telegrafi/

Exit mobile version