Site icon Telegrafi

Meta jep mesazhin për shqiptarët e Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në zgjedhje, unifikoni qëndrimet

Presidenti shqiptar Ilir Meta bën me dije se po ndjek me vëmendje të gjitha zhvillimet në Luginën e Preshevës e në mënyrë të veçantë zhvillimet politike lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Serbi.

Meta me anë të një mesazhi në Facebook kërkon nga shqiptarët në këtë anë të marrin pjesë në zgjedhje dhe t’i unifikojnë qëndrimet e tyre.

“Presidenti Meta inkurajon të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhje, të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal”, shkruan Meta. /Telegrafi/

Exit mobile version