Telegrafi

Meta jep detaje nga takimi me Bashën

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dhënë detaje rreth takimit të zhvilluar me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Meta përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se me Bashën kanë diskutuar rreth krizës aktuale në Shqipëri, transmeton Telegrafi.

“Sot prita në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha për të diskutuar mbi krizën aktuale që po kalon vendi. Kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë”, ka shkruar Meta në Facebook.

Në takim ishte i ftuar edhe kryeministri Edi Rama, por ai ka refuzuar të takojë presidentin me arsyetimin se ishte i zënë me zgjedhjet.

Takimi mes Ilir Metës dhe Lulzim Bashës ka zgjatur 24 minuta./Telegrafi/