Site icon Telegrafi

Meta: Kriza politike të mos kthehet në luftë shqiptaro-maqedonase

Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, njëkohësisht kryetar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë një konference për mediat në selinë e partisë që ai drejton, ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Burimi i kësaj krize ka qenë lufta e ashpër apo konflikti midis dy partive kryesore maqedonase. Kam përshëndetur platformën e forcave politike shqiptare, që është një hap pozitiv, që rrit detyrimet e tyre për të bashkëpunuar më shumë me njëra-tjetrën, në interes të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Është shumë e rëndësishme që të bashkëpunojnë më tej për realizimin e kësaj platforme në të ardhmen”, u shpreh Meta.

Ai gjithashtu tha se konflikti mes partive më të mëdha maqedonase, të mos kthehet në luftë midis maqedonasve dhe shqiptarëve./Telegrafi/

Exit mobile version