Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka ironizuar me procesin e numërimit të votave në disa bashki.
Ai ka nxjerr një veprim të thjeshtë aritmetik në tabelë dhe një rezultat që nuk përputhet.
“Numërim, jo mbi parimet e shtetit të së drejtës, por mbi progresionin gjeometrik”, ka shkruar presidenti Meta në Facebook.
Zgjedhjet lokale në Shqipëri janë bojkotuar nga partitë kryesore opozitare, ndërsa procesi zgjedhor është vëzhguar nga misioni i OSBE/ODIHR-it, ambasadat e ndryshme të akredituara në Tiranë, si dhe disa organizata të tjera ndërkombëtare dhe kombëtare.
Pas përfundimit të votimeve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte deklaruar se ishte 30 qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi dramën e një përçarje të rëndë politike, të frymëzuar, nxitur dhe organizuar për të ndaluar ecjen përpara në rrugën e normalitetit shoqëror dhe integrimit të popullit shqiptar në familjen e popujve të Evropës.
“Ne fituam përgjithmonë luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve. Nga sot Shqipëria nuk do të shoh me djegie mandate, bojkot zgjedhjes, nga sot pësimi i atyre që guxuan të marrin aventurën e mbrapsht gjysmë viti është mësim jo vetëm për ata, por për të gjitha partitë politike shqiptare, përgjithmonë”, kishte pohuar Rama.
Kurse, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pohuar se zgjedhjet e djeshme kanë treguar se 85% e shqiptarëve e duan ndryshimin dhe largimin e Edi Ramës./Telegrafi/