Kreu i Kuvendit, Ilir Meta foli nga Peshkopia për situatën e politike në Maqedoni, duke shprehur mbështetjen për nismën e kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, për bashkimin e shqiptarëve në një platformë të përbashkët, raporton Top Channel.
“Interesi ynë i vetëm është Maqedonia europiane dhe shqiptarët me të drejta të plota”, tha kryetari i Kuvendit.
Pak ditë më parë, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmeti ftoi udhëheqësit e të gjitha partive të tjera shqiptare në Maqedoni që t’i bashkohen një takimi të përbashkët për të diskutuar mbi zhvillimet politike pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 dhjetorit. /Telegrafi/