Site icon Telegrafi

Meta: Hyrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO është vendim i duhur në kohë të duhur

Kryetari i Shqipërisë Ilir Meta në takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg theksoi se Shqipëria me entuziazëm e pret anëtarësimin Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Është vendim i duhur në kohë të duhur, ku shpërblehet zgjidhja e mospajtimeve bilaterale falë konstruktivitetit të liderëve të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si dhe falë bashkëpunimit me BE-në dhe ShBA-të, deklaroi Meta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi rëndësinë e madhe të rolit të shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut në përkrahjen e këtij qëllimi strategjik.

Sipas tij, zgjerimi hde prania e NATO-s në rajon janë të rëndësishme për konsolidimin e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/

Exit mobile version