Site icon Telegrafi

Meta heq dorë nga prodhimi i VR – La Jolla, që do të konkurronte pajisen Vision Pro tw Apple

U përfol se Meta do të prezantojë një kufje VR të koduar “La Jolla” në vitin 2027, e cila do të konkurrojë me pajisjen Vision Pro të Apple.

Por, për shkak të çmimit të lartë të ekraneve MicroOLED, kjo nuk do të ndodhë, transmeton Telegrafi.

Në fund të korrikut u raportua se Meta po planifikon disa prezantime të mëdha AR dhe VR në tre vitet e ardhshme.

Në atë kohë, thuhej se Quest 3S më i lirë do të ishte i pari që do të dilte në treg këtë vjeshtë, ndërsa një kufje VR e koduar “La Jolla” e krijuar për të konkurruar me pajisjen Vision Pro të Apple do të mbërrinte në vitin 2027.

Por, sipas raportit të fundit nga The Information, Meta ka hequr dorë nga zhvillimi i një kufje që duhet të “kapë hapin” e Apple.

Arsyeja e anulimit të projektit dyshohet se lidhet me faktin se kufjet do të përdornin ekranet MicroOLED, të cilat do ta bënin çmimin e tyre më të lartë se 1000 euro dhe kjo nuk i shkonte Metës.

Anulimin e ka bërë të ditur edhe drejtori teknik i Metës, Andrew Bosworth.

“Ne kemi shumë prototipa në zhvillim në çdo moment, por nuk i vendosim të gjitha në prodhim. Disa i vazhdojmë, disa jo. Vendime të tilla ndodhin gjatë gjithë kohës dhe histori të bazuara në thashethemet për një vendimi të vetëm nuk do të japë kurrë pamjen e duhur”, tha Bosworth për The Information.

Pavarësisht anulimit të këtij projekti, Meta nuk hoqi dorë nga pajisjet më të lira Quest 3S dhe Quest 4, të cilat duhet të dalin në treg në vitin 2026. /Telegrafi/

Exit mobile version