Telegrafi

Meta garanton se hidrocentralet janë nën kontroll

Ministri i Energjisë Ilir Meta i tha medias se përmbytjet e vitit të kaluar nuk do të përsëriten dhe se kuotat e ujërave në hidrocentrale janë në nivele optimale. Meta tha se situate do të vijë drejt përmirësimit.

Ministri tha gjithashtu se hidrocentralet po prodhojnë maksimalisht energji në mënyrë që të arrihet menaxhimi sa më i mirë i gjendjes aktuale.

Meta tha se situate në Fierzë është nën kontroll të plotë dhe se prurjet anësore të ujërave në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës janë “fenomene të përkohshme”. /Telegrafi/