Telegrafi

Meta firmos kallëzimin penal kundër Kuvendit për falsifikim të provave në çështjen për shkarkimin e tij

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë me dije sot se ka firmosur një kallëzim penal kundër funksionarëve të Kuvendit për falsifikim të provave të paraqitura në çështjen për shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Në një njoftim për shtyp, Meta është shprehur se kallëzimi do të depozitohet në Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Prokurorinë e Tiranës dhe për dijeni në Prokurorit të Përgjithshëm.

Presidenti e akuzon Kuvendin për manipulimin dhe falsifikimin të provave të reja të paraqitura në Gjykatën Kushtetuese në seancën e datës 4 shkurt.

Lexo po ashtu Meta paralajmëron padi: Kuvendi ka bërë falsifikim dokumentesh në përpjekjen për të bindur Kushtetuesen

Kallëzimi i Metës bëhet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese pritet të shpallë nga dita në ditë vendimin për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit.

Kushtetuesja më 7 shkurt u tërhoq për të dhënë një vendim të arsyetuar brenda 30 ditëve.

Sipas përfaqësuesve të Kuvendit, Meta ka shkelur rënd detyrimin e presidentit për të ruajtur unitetin kombëtar dhe ka bërë thirrje për dhunë në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke mbajtur edhe anësi politike. /Telegrafi/