Ilir Meta, ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë ka theksuar se kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama e pret një fat i njëjtë si Sllobodan Millosheviqi, ish-presidenti famëkeq serb.
Sipas Metës, nuk është duke u respektuar pushteti i deleguar nga qytetarët te qeveria Rama, sepse kjo e fundit nuk ëhstë duke i përfunduar detyrat e saj.
“Ai do të ikë si Millosheviqi, me zgjedhje dhe me protesta. Unë nuk i lë shqiptarët pa alternativë”, u shpreh fillimisht Meta.
Ish-kryetari i LSI-së, ka thënë se në mënyrë më të qartë sistemi ka dalë jashtë kontrolli dhe për këtë vetëm një alternativë për të ribalancuar të gjithën është referendumi.
“Me deputetë “kukulla”, me prishjen e balancave dhe me ndryshimet e vazhdueshme kushtetuese” ka thënë ai.
Për Metën nuk mund të lihet fati i familjeve dhe vendit në këtë mënyrë.
“Duhet ta marrin me çdo mënyrë e me çdo çmim, edhe ta përdorin nesër edhe kundër Ilir Metës”, ka përfunduar ai për “News24”.