Site icon Telegrafi

Meta e quan akt terrorist shpërthimin pranë banesës së Armand Dukës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas shpërthimit me tritol pranë banesës së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se e konsideron këtë ngjarje si një akt terrorist dhe kriminal dhe u ka bërë thirrje organeve ligjzbatuese që t’i ndalojnë dhe t’i vënë para përgjegjësisë autorët e dyshuar të ngjarjes.

“Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë”.

Lexo po ashtu Dalin pamjet nga shtëpia e Armand Dukës, pas eksplodimit të tritolit

“Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve”, thuhet në postimin e presidentit të Shqipërisë. /Telegrafi/

Exit mobile version