Site icon Telegrafi

Meta dhe Haradinaj takohen në Durrës, qëndrime unike për tema të rëndësishme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, janë takuar sot në Durrës, ku kanë biseduar për sfidat dhe raportet midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Lajmin për takimin e kryeministrit Hardinaj me presidentin Meta e kanë bërë publik ata vet përmes postimeve në rrjetin social Facebook.

“Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët europiane”, ka shkruar Meta.

Ndërsa, Haradinaj ka thënë se kishin “qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë”.

Në Shqipëri po qëndron edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili sonte në një intervistë televizive, sërish ka folur për Samitin e Berlinit dhe çështjen e dialogut me Serbinë./Telegrafi/

Exit mobile version