Telegrafi

Meta dhe ambasadori amerikan “e kallin” me muzikë shqip (Video)

Pak orë pas protestës së djeshme në Tiranë,  ambasadori amerikan Donald Lu janë parë ‘kokë më kokë’ me Lulzim Bashën, kurse presidenti Ilir Meta dhe ambasadori amerikan “e kallin” me muzikë shqip.

Presidenti Ilir Meta organizoi mbrëmjen e të shtunës darkën për pjesëmarrësit e aktivitetit “SEE Gathering 2018” që u zhvillua në Tiranë. Takimi u mbajt disa orë pas protestës që zhvilloi opozita në kryeqytet.

Pjesëmarrës në të ishin politikanë shqiptarë, si dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet duke kërcyer nën tingujt e muzikës dhe kengësn me titull “Gezuar Baftjar”, me presidentin Ilir Meta, raporton “BW”.

Ajo çka ka tërhequr vëmendje ne këtë takim ishte biseda kokë më kokë e kryedemokratit Basha me ambasadorin e SHBA në Shqipëri, Donald Lu.