Site icon Telegrafi

Meta i dërgon letër OSBE-ODIHR për mos dekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit

Presidenti Ilir Meta i ka nisur një letër zyrës së OSBE-ODIHR të akredituar në Shqipëri ku i vë në dijeni për mos dekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Letra e cila është dërguar sot (19 qershor), përfaqësuesve të OSBE – ODHIR, kreu i shtetit njofton zyrtarët se nëse zgjedhjet do të mbahen në kundërshtim me dekretin do të jenë të pavlefshme.

Lexo po ashtu Ilir Meta pas vendimit për anulimin e zgjedhjeve bënë shqiponjën me duar (Foto/Video)

 

Ndërkohë, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pasi kishte tërhequr dekretin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, kishte dhënë arsyet e këtij vendimi.

Meta kishte thënë  se zgjedhjet nuk mund të jenë një ditë përçarje, sipas tij, Kushtetuta i jep të drejtën vetëm presidentit të caktojë datën e zgjedhjeve.

“Jam sot para jush për shfuqizimin e dekretit për datën 30 qershor për zgjedhjet lokalet. Presidenti i Republikës është i vetmi organ që mund të vendosi datën e zgjedhjeve. Kushtetuta përcakton se Presidenti përcakton datën e zgjedhjeve. Sipas Kushtetutës, pa pasur një datë nga Presidenti, zgjedhjet nuk mund të zhvillohen. Partitë politike të opozitës nuk janë regjistruar për zgjedhjet lokale. Zgjedhjet nuk mund të jetë një ditë përçarje. Kjo ka bërë që jeta politike parlamentare të pësojë një krizë përfaqësimi. Shqipëria po kalon edhe një krizë kushtetuese. Së fundmi edhe Gjykata e Lartë ka dalë jashtë funksioni”, tha Meta./Telegrafi/

 

Exit mobile version