Paraditen e kësaj të diele, një ditë pasi dekretoi Edi Ramën si kryeministër të vendit, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar edhe qeverinë e re, të propozuar nga kryeministri.
Veprimi është kryer një ditë pasi shkresa i mbërriti nga kreu i qeverisë.
Meta ka dekretuar kabinetin e ri qeveritar, në përbërje të të cilit janë 11 ministra, 2 ministra për shtetin, zëvëndëskryeministrja Senida Mesi, kryesuar nga Edi Rama.
Dekreti mban firmën e Presidentit Ilir Meta dhe ka hyrë menjëherë në fuqi.
Vendimi vjen vetëm një ditë, përpara se në Parlament të prezantohet programi i qeverisë “Rama 2” për 4 vitet e ardhshme dhe emrat e kabinetit të ri, në një seancë që pritet të zgjasë në kohë.