Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka dekretuar ligjin e qeverisë për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që la 51 të vdekur.
Kujtojmë që 17 familje që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit, përfituan apartamente dhuratë nga Qeveria, shkruan Shekulli.
Dekreti i kreut të shtetit mban datën 11 dhjetor, ndërsa është publikuar në faqen zyrtare të Presidencës ditën e sotme.
D E K R E T PËR SHPALLJE LIGJI
Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Shpalljen e ligjit nr. 80/2019 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 30.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”.
Nr. Dekretit 11382
Tiranë, më 11.12.2019