Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar datën 6 mars për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki.
“Dekretoj 6 marsin si datë të zgjedhjeve të pjesshme lokale”, u shpreh Meta në një emision televiziv.
Më herët kreu i shtetit, pasi priti në një takim kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se janë dy data mundësitë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale.
“Dy data janë, 27 shkurti dhe 6 marsi. Meta nuk kërkon datë, por jep një datë. Për mua, më e rëndësishmja është KQZ-ja, pasi ajo do të merret me zgjedhjet dhe nuk është diçka e lehtë. Këto zgjedhje janë nga Thethi deri në Lushnjë”, tha Meta për gazetarët pas takimit me Ballën. /A2News/