Telegrafi

Meta: Deklaratat e Ramës për zgjedhjet, destruktive

Sipas tij, Shkodra dhe Shqipëria nuk kanë nevojë për dhunë, por për më shumë punë dhe për këtë, partia që ai drejton është e angazhuar. “Ne do të jemi të angazhuar në mënyrë që kjo betejë të vazhdohet më tej, në Shkodër dhe në gjithë Shqipërinë. Do të jemi të angazhuar për infrastrukturën, kodin rrugor dhe akoma më tej, në mënyrë që ky vend i mrekullueshëm, i bekuar nga Zoti që i ka dhënë këto bukuri përrallore, por edhe njerëzit e mrekullueshëm, plot talent, dhe plot humor, dëshmi e optimizmit për të ardhmen e tij dhe të fëmijëve të tij”, tha ai.

Duke reaguar për deklaratat e kreut socialist për mosmbajtjen e zgjedhjeve lokale, Meta theksoi se “deklarata e Ramës nuk është e papritur jo vetëm për LSI-në, por për gjithë shqiptarët si dhe ndërkombëtarët”. Meta e cilësoi deklaratën e Ramës si “një deklaratë destruktive” dhe politikën e ndjekur nga opozita, “një politikë që Rama e ka nisur pas humbjes së zgjedhjeve të qershorit 2009”. “Të gjithë e kanë të qartë se politika që ndjek Rama është vetëm për qëndrimin e tij në postin e kryebashkiakut të Tiranës dhe kushtet në Shqipëri janë normale, ndërkohë që anormale është sjellja e lidershpipit të opozitës, në kundërshtim me ligjin dhe vetëm përmes dhunës dhe shantazhit”, tha Meta. /Telegrafi/